Financim mbi makinen tuaj

Nëse ju dalin shpenzime të paplanifikuara, mund të përdorni shërbimin "Financim mbi makinen tuaj" dhe të siguroni financim afatgjatë.

Në qoftë se ju dalin shpenzime të paplanifikuara ne ju qëndrojmë në dispozicion. Për të mësuar më shumë për mënyrën si të fitoni financim në vlerën deri në 9,000 Euro në mënyrë të shpejtë dhe cilësore, ju lutemi të njiheni më në detaje me procesin tonë për aplikim dhe aprovim. 

Për të aplikuar për financim mbi makinën tuaj duhet të plotësoni kushtet në vijim:

Të keni mbushur 21 vjeç dhe nen 65 vjec
Të keni në pronësinë tuaj një automjet
macedonia_flag_icon
Të jeni shtetas i Shqipërisë dhe i punësuar ose i vetëpunësuar
Të keni kartë identiteti të vlefshme
Të keni një llogari rrjedhëse në ndonjërën nga bankat

Nëse i plotësoni të gjitha kushtet e mësipërme, mund të aplikoni për financim në MOGO. Nuk mund tju garantojmë se do të merrni aprovim vetëm në bazë të kërkesës. Ne e vlerësojmë stabilitetin tuaj financiar, prandaj i vlerësojmë faktorët e tjerë, si për shëmbull, të ardhurat tuaja mujore, pagesat e kredive e të tjerë, etj.

Shuma e nevojshme për financim

Vlerësimi i automjetit

Me ndihmën e formularit për vlerësimin e automjetit do të mund të mësoni vlerën tregtare të automjetit tuaj. MOGO financon deri në 75% të vlerës së automjetit. Për të mësuar më shumë lidhur me mënyrën se si ne i vlerësojmë automjetet, shikoni në seksionin "Pyetje më të shpeshta".

Kalkulator (Llogaritësi) 

Për llogaritjen e financimit mund të zgjidhni një këst mujor në përputhje me afatin e shlyerjes deri në 84 muaj dhe shumë të financuar deri në 9,000 Euro.

Formulari i thjeshtë për aplikim

Jemi munduar që formulari i aplikimit të plotësohet me lehtësi dhe t'ju marrë vetëm disa minuta. Është i ndarë në disa hapa të cilat mund të plotësohen njëra pas tjetrës. Pjesa me e madhe e informacioneve është vendosur me menu zbritëse që janë të lehta për t'u plotësuar. 

Profili i përdoruesit

Për lehtësimin e procesit të aplikimit, automatikisht krijojmë profilin tuaj të përdoruesit i cili përmban emrin dhe adresën email. Profili lejon drejtimin me të gjitha kërkesat e paraqitura për financim dhe për dhënien e informacioneve shtesë nëse është e nevojshme.

Si të mësoj rezultatin?

Disa minuta pas dërgimit të kërkesës për financim do të merrni një propozim për plan amortizimi me vlerën e këstit mujor në bazë të vlerës së automjetit, pjesëmarrjen dhe afatin e shlyerjes që keni zgjedhur.

Pas përgjigjes fillestare, nëse është e nevojshme, mund të kërkojmë  disa informacione shtesë në profilin tuaj të përdoruesit si në vijim:

  • vërtetim të llogarisë bankare me 6 (gjashtë) pagat e fundit;
  • Të dhëna për shitësin e automjetit

Pas marrjes së konfirmimit, keni afat prej 2 (dy) ditë për të firmosur kontratën. Pas përfundimit të këtij afati do të duhet të aplikoni përsëri. 

Nënshkrimi i kontratës

Nëse kërkesa juaj është aprovuar, do të përgatisim një kontratë të cilën duhet ta firmosni në një nga degët e MOGO.

Shlyerja

Për t'ju lehtësuar, gjatë lëshimit të faturës për çdo këst, do të merrni mesazh me SMS dhe njoftim në adresën tuaj të emailit, si kujtesë për pagesën që duhet të kryeni.
Keni mundësi për shlyerjen e parakohshme të borxhit total. Specialistët tanë për kujdesin ndaj klientëve do t'ju ndihmojnë të gjeni planin më të përshtatshëm për shlyerje i cili i përshtatet nevojave tuaja. 
Nëse gjatë kohëzgjatjes së kontratës dëshironi të ndryshoni planin tuaj të shlyerjes, ju lutemi të kontaktoni me specialistët tanë për kujdesin ndaj klientëve në telefonin: 044520478 ose në adresën e emailit: info@mogo.al. Nëse mendoni se nuk mund të përballoni pagesën e kësteve të parashikuara në planin e amortizimit fillestar, kontaktoni me specialistët tanë për kujdesin ndaj klientit që ata t'ju propozojnë një plan më të përshtatshëm amortizimi në përputhje me kërkesat tuaja.

Shlyerja totale dhe mbyllja

Kur t'i keni paguar të gjitha këstet e parashikuara në kontratë, automjeti do të kalojë në emrin tuaj. Së bashku me faturën e fundit do t'ju dergojmë edhe një anketë të shkurtër lidhur me cilësinë e shërbimit të financimit që keni marrë. Përmes profilit tuaj të përdoruesit do të keni mundësi të aplikoni përsëri për financim të një automjeti tjetër ose për financim mbi automjetin që tashmë e keni shlyer.

Do t'ju ndihmojmë me kënaqësi

Ndihmë » Degët »
Orari i punës: E hënë - E premte, nga 07:00 në 18:00 ora