Politika e konfidencialitetit

Mbrojtja e të dhënave personale

Shoqëria MOGO Albania SHA, e regjistruar ne Regjistrin e Shoqërive Tregtare me NIPT L71528013A, me seli në Tirane, Njësia Bashkiake nr.  2, Rruga e Elbasanit, Pallati "Edil Al-It", American 2, Office 201, Tiranë.

Plotësimi i të dhënave për shoqërine MOGO Albania SHA është sipas dëshirës. Përdoruesit e mogo.al ("Faqes së internetit") i plotësojnë të dhënat e tyre sipas dëshirës për përfitimin e shërbimeve që ofron MOGO Albania, pavarësisht nëse më vonë do të dorëzojnë kërkesë për shërbim ose jo. Duke qenë se MOGO Albania SHA ka për detyrë të përmbush kërkesat e përshtatshme normative për të cilat është e detyruar të mbledh të dhëna personale, mossigurimi i këtyre të dhënave pengon lindjen e marrëdhënies përkatëse ligjore të personit me MOGO Albania.

MOGO Albania i mbledh dhe i përpunon të dhënat dhe informacionet e plotësuara sipas dëshirës nga përdoruesit si në vijim:

Të dhënat personale, që janë dhënë gjatë plotësimit të formularit të aplikimit për lidhjen e Kontratës së "Financim për makinë" ose "Financimi mbi makinën tuaj" - përdoruesi i plotëson sipas dëshirës të dhënat personale të cilat kërkohen në formularin e aplikimit. Një procedurë paraprake e nevojshme përpara paraqitjes së kërkesës është që përdoruesi të shpreh pëlqimin e tij, në formën e Deklaratës për dhënien e pëlqimit për përpunimin e të dhënave personale të cilat janë të plotësuara në kërkesë. Deklarata është pjesë e pandashme e kërkesës. Me plotësimin e aplikimit, përdoruesi bie dakord që MOGO Albania SHA të përpunojë të dhënat e plotësuara për qëllimet e caktuara dhe sipas rendit të specifikuar në aplikim dhe Deklaratës për dhënien e pëlqimit, si dhe për qëllimet në përputhje me pikën 2 të kësaj politike (Regjistrimi i përdoruesve); 

Mesazhet dhe korrespondenca ndërmjet përdoruesve dhe MOGO Albania SHA të krijuara përmes faqes së internetit dhe mundësitë për të shkëmbyer korrespondencë, ruhen për arsye të administrimit të faqes së internetit, si edhe për qëllimet për të cilat është dhënë informacioni i përdoruesve.

Të dhënat personale të përdoruesve sipas pikës 1.3 mund të përcillen te persona të tretë - shoqëri pjesë të grupit MOGO Albania SHA ose te furnitorët e MOGO Albania SHA për përmbushjen e qëllimeve të pikës 1.3 më lartë, për të cilën janë mbledhur të dhënat, si dhe për optimizimin dhe mbështetjen e faqes së internetit, administrimin e aksesit në të ose për qëllime statistikore. Të dhënat përcillen te persona të tretë me plotësimin e të gjitha kërkesave në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Çdo person fizik ka të drejtën për të pasur akses në të dhënat që kanë të bëjnë me të, dhe që përpunohen nga MOGO Albania SHA, si dhe të kërkoj korigjim ose fshirje të tyre. Ato të drejta mund të përdoren në përputhje me ligjin në fuqi "Për mbrojtjen e të dhënave personale", pasi personi të ketë dorëzuar kërkesën me shkrim pranë shoqërisë MOGO Albania SHA në adresën: Njësia Bashkiake nr.  2, Rruga e Elbasanit, Pallati "Edil Al-It", American 2, Office 201, Tiranë

Regjistrimi i përdoruesve

Përdorimi i faqes së internetit është pa pagesë

Me dërgimin e kërkesës për lidhjen e kontratës së fiancimit me MOGO Albania SHA përmes formularit përkatës që ndodhet në faqen e internetit, automatikisht krijohet regjistrimi (profili) i përdoruesit. Me dërgimin e aplikimit për fiancim, përdoruesi bie dakord që përmes faqes së internetit të krijohet profili i tij i përdoruesit.

Gjatë regjistrimit, përdoruesi mund të marrë një email lidhur me regjistrimin e kryer, informacione teknike dhe të dhëna të tjera lidhur me punën e faqes së internetit, si dhe email për të dhënë përgjigje lidhur me pyetjet e bëra ose për dhënien e informacioneve për mbështetje të Kontratës së Finacimit. Me përdoruesin mund të kontaktohet nëpërmjet telefonit nëse është e nevojshme dhënia e ndonjë informacioni të rëndësishëm për regjistrimin, për mirëmbajtjen e faqes së internetit ose për ndonjë informacion tjetër që lidhet drejtpërdrejtë me të. Profili i përdoruesit përdoret për lehtësimin e aksesit të mëtejshëm të përdoruesit në shërbimet që ofron MOGO Albania SHA. Përdoruesi ka të drejtë në çdo kohë të refuzojë marrjen e informacioneve nga MOGO Albania SHA, si dhe të kërkojë fshirjen e profilit të tij si përdorues, për të cilin duhet të dërgojë kërkesë me shkrim në adresën: Njësia Bashkiake nr.  2, Rruga e Elbasanit, Pallati "Edil Al-It", American 2, Office 201, Tiranë

Politikat mbi përdorimin e "biskotave" (Cookies)

Skedarët e tekstit të njohur si Biskota (Cookies), ruhen në kompjuterin e përdoruesit në momentin kur futet në faqen e internetit mogo.al dhe shërbejnë për përzgjedhjen e informacioneve të përdoruesit. Biskotat mundësojnë optimizimin dhe përmirësimin e përmbajtjes së faqes së internetit në përputhje me dëshirat e përdoruesit. 

Cookies përmbajnë informacion anonim, për shembull, ato nuk përmbajnë informacion që do të mundësonte identifikimin e përdoruesit dhe nuk përdoren as për përpunimin e të dhënave personale të tij apo për ndjekjen e vendndodhjes së tij.

Faqja e internetit i përdor cookies që kryejnë katër funksione të ndryshme:

Cookies të rëndësishme - këto janë cookies të cilat janë me rëndësi të madhe për funksionimin e faqes se internetit.

Cookies që lidhen me efikasitetin e faqes së internetit - përmes tyre  MOGO Albania SHA analizon se si vizitorët e përdorin faqen e internetit dhe e monitoron prezantimin e tyre. Kjo i mundëson kompanisë  MOGO Albania SHA të ofrojë shërbime cilësore për përdoruesit, të personalizojë përmbajtjet e ofruara si dhe të gjejë dhe t'i zgjidhë me shpejtësi problemet e ndryshme.

Cookies për funksionim - ato mundësojnë ruajtjen e parapëlqimeve të përdoruesit siç është madhësia e shkronjave dhe përcaktime të tjera personale. 

Cookies statistikore - Të cilat përdoren për ndjekjen e faqeve që viziton përdoruesi i faqes së internetit. Informacionet që përmbajnë këto cookies depozitohen dhe nuk përmbajnë asnjë të dhënë personale. Të dhënat përdoren për statistika dhe analiza, për t'i siguruar shoqërisë  MOGO Albania SHA që të ofrojë shërbime dhe produkte më të mira dhe informacione të rëndësishme gjatë kohës që përdoruesi e viziton faqen e internetit. Faqja e internetit për qëllimet e veta statistikore përdor Google Analytics. Të dhënat statistikore të cilat janë shpërndarë me Google nuk përmbajnë asnjë të dhënë personale ose të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me personin. Ky informacion është elementi i politikës së privatësisë së Google. 

Në momentin kur përdoruesi e viziton faqen e internetit, automatikisht përzgjidhen informacionet për adresën e IP, domeinin, shfletuesin dhe llojin e sistemit operativ që përdor përdoruesi.   

Përdorimi i mëtejshëm i kësaj faqeje nga ana e përdoruesit është në përputhje me politikat për përdorimin e cookies të përshkruara në pikën tre.

Përdoruesi mund të ndërpresë përdorimin e cookies si dhe t'i bllokojë ato me aktivizimin e cilësimeve përkatëse të shfletuesit që po përdor. Megjithatë, bllokimi i të gjitha cookies mund të rëndojë funksionimin e faqes së internetit dhe qasjen në disa pjesë të saj. 

Komunikimi me përdoruesit

Komunikimi ndërmjet kompjuterit të përdoruesit dhe faqes së internetit gjatë kohës së plotësimit të të dhënave personale është i inkriptuar me protokollin SSL (Secure Socket Layer). Me tej, baza jonë e të dhënave është e mbrojtur nga aksesi i faqeve të treta. 

Do t'ju ndihmojmë me kënaqësi

Ndihmë » Degët »
Orari i punës: E hënë - E premte, nga 07:00 në 18:00 ora