Për Mogo

Shoqëria MOGO Albania SHA është pjesë e Mogo Finance Group. Grupi ofron shërbimet "financim për blerjen e automjeteve të përdorura" dhe "financim mbi makinën tuaj" për të gjitha markat dhe modelet e automjeteve, pa kufizim të vjetërsisë së automjetit, me kushte të qarta dhe periudhë të gjatë për shlyerje.

Misioni ynë është të ofrojmë kushte të përshtatshme për lizing të automjeteve të përdorura për klientë të cilët kanë nevojë për një mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë financimi. 

Vizioni ynë është të jemi kompania lider në treg e cila ofron financim dhe lizing për automjetet e përdorura, me vlerësim të lartë për marrëdhëniet e saj me klientët dhe në disponueshmërinë e shërbimit.

Ne e vlerësojmë kohën dhe stabilitetin tuaj financiar, për këtë arsye të gjitha shërbimet tona bazohen në zgjidhjet bashkëkohore teknologjike. Kjo na mundëson të ofrojmë shërbimet tona shpejt, të jemi të hapur për komunikim dhe ti përshtatemi ndryshimeve të tregut.

Ne e vlerësojmë stabilitetin tuaj financiar dhe social, prandaj kemi sjellë modelet më të reja për rishikimin dhe vlerësimin e klientëve. Kjo na mundëson që të vlerësojmë shumë shpejtë aplikimet, të përcaktojmë vlerën e tregut të automjeteve dhe t'ju ofrojmë kushtet më të përshtatshme për financim.

Ne përpiqemi ti shpjegojmë klientëve në detaje kushtet lidhur me kontratat, procesin e vlerësimit dhe aprovimin dhe gjithmonë ti përcjellim informacionin dhe ndihmën e duhur gjatë bashkëpunimit tonë.

MOGO është një partner i sigurt i cili ofron shërbime "financimi për blerjen e automjeteve të përdorura" dhe "financim mbi makinen tuaj" për klientë në Letoni, Lituani, Estoni, Gjeorgji, Poloni, Rumani, Moldavi, Shqipëri, Armeni dhe Bullgari. Kemi ndihmuar mbi 60 000 klientë të kënaqur dhe shpresojmë që edhe ju do të jeni njëri nga ata. 

 

Do t'ju ndihmojmë me kënaqësi

Ndihmë » Degët »
Orari i punës: E hënë - E premte, nga 07:00 në 18:00 ora