Kushtet për përdorimin e faqes së internetit

Të drejtat e pronësisë intelektuale

E gjithë përmbajtja e faqes së internetit, dhe në këtë kuptim jo vetëm tekstet por edhe të gjitha fotografitë, markat, logot dhe grafika janë ekskluzivisht pronësi e kompanisë MOGO Albania SHA ose të personave të tjerë të grupit Mogo Finance. Çdo përdorues i faqes së internetit mund të lexojë dhe të printojë faqe të caktuara me kusht që të mos i shkelë dispozitat e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, ose me ndonjë rregullativë tjetër ligjore të përafërt. Është i ndaluar kopjimi, transferimi, modifikimi ose përdorimi i kësaj faqeje interneti për çfarëdolloj qëllimi publik ose tregtar pa miratim paraprak me shkrim nga faqja e MOGO Albania SHA. 

Të gjitha emrat, logot dhe markat tregtare të kompanisë  MOGO Albania SHA ose të një personi tjetër të grupit Mogo Finance që janë publikuar në faqe, nuk mund të përdoren ose të riprodhohen pa miratim paraprak me shkrim nga ana e shoqërisë. 

Është kategorikisht e ndaluar vendosja e çfarëdolloj linku në faqen e internetit nga faqe të tjera interneti pa miratim paraprak me shkrim nga ana e kompanisë  MOGO Albania SHA. 

Lidhjet me faqe të tjera interneti

Mogo Shqiperi nuk mban përgjegjësi për informacionet që gjenden në faqet e tjera interneti me të cilët ka hyperlink. 

Karakteri i përmbajtjes së faqes së internetit

Përmbajtja, ose çdo pjesë e saj që janë të publikuara në këtë faqe interneti, nuk është dhe nuk mund të shihet, konsiderohet dhe/ose të interpretohet si reklamë, ofertë, ftesë ose çdo lloj tjetër oferte tregtare. Gjithashtu, nuk mund të konsiderohet si këshillë juridike as edhe si një ofertë për një marrëveshje konkrete. Duke pasur parasysh legjislacionin në fuqi dhe parametrat konkrete te marrëveshjes, lidhja e një marrëveshjeje konkrete mund të ndryshojë plotësisht ose pjesërisht nga karakteristikat dhe kushtet e publikuara në faqen e internetit. 

Përgjegjësitë

MOGO Albania SHA rregullisht i përditëson informacionet e faqes së vet të internetit, por kjo nuk e përjashton mundësinë e ndodhjes së lëshimeve për arsye objektive.  MOGO Albania SHA nuk mban përgjegjësi për pasojat në rastin e dëmeve të mundshme të cilat mund të ndodhin dhe/ose janë të lidhur me aksesin dhe përdorimin e faqes së internetit. 

E gjithë përmbajtja e faqes së internetit vendoset në formën që i nënshtrohet ndryshimeve pa njoftim paraprak. Ky informacion vendoset në përputhje me legjislacionin në fuqi pa çfarëdollojë garancie se i përshtatet qëllimit të dhënë, mosdëmtimi dhe mbrojtje nga viruset kompjuterike ose rreziqe të tjera. MOGO Albania SHA nuk mban përgjegjësi për madhësinë, saktësinë dhe plotësinë e informacionit.

Përdorimi i përmbajtjes së faqes së internetit është për llogari të përdoruesit, duke pasur parasysh kufizimet në favor të mbajtësit të të drejtës së autorit. Përdoruesi mban përgjegjësi për mënyrën e perceptimit dhe interpretimit të saktësisë, plotësisë dhe dobishmërisë së informacionit që gjendet në faqen e internetit. MOGO Albania SHA nuk mund të garantojë akses të vazhdueshëm të faqes së vet të internetit.

Do t'ju ndihmojmë me kënaqësi

Ndihmë » Degët »
Orari i punës: E hënë - E premte, nga 07:00 në 18:00 ora